Jadon Sancho do të jetë “kryefjala” e merkatos së verës. 19 vjeçari i Borussia Dortmund po bën një tjetër sezon të shkëlqyer në Bundesliga dhe e ardhmja e tij, duket larg “Signal Iduna Park”.
Manchester United dhe Liverpool synojnë ta rikthejnë në Premier League ish-talentin e Manchester Cityt, por dhe Bayern Munchen ka shfaqur interes për sulmuesin anësor. Vetë Sancho, ka thënë se nuk po mendon për të ardhmen e tij, por vetëm për sezonin aktual.
19 vjeçari tha për të ardhmen e tij: “Seriozisht, unë nuk i lexoj gjërat që shkruhen për mua. Jam i përqendruar vetëm te skuadra e Dortmund dhe po i marrim ndeshjet një e nga një. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua për momentin. Në verë, do të flasim, tani për tani, kemi një sezon përgjysmë”, u shpreh Sancho./abcnews.al