Shumë u fol për një largim të Jadon Sancho te Manchester United, por Dortmundi nuk hoqi dorë nga ylli i ekipit, i rriti rrogën dhe i rinovoi kontratën deri në verën e vitit 2023.
20-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, ndihet i lumtur që do të vazhdojë të luajë në “Signal Iduna Park”. Në një prononcim për talkSport, Sancho tregon se është gati të marrë përgjegjësi.
Ekipi gjerman ka shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar në përbërje, dhe sulmuesi dëshiron të bëhet lideri i tyre. “Më pëlqen shumë të luaj te Dortmundi, jemi me të vërtetë një grup i shkëlqyer.
Kemi shumë lojtarë të rinj të cilët mund të bëjnë gjëra të mëdha. E kam për kënaqësi të ndaj fushën me ta. Edhe unë e kam kaluar atë që po përjetojnë ata.
Isha 17 vjeç kur erdha këtu. Unë mund t’u mësoj se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Mund të jem një udhëzues për lojtarët e rinj“, thekson ylli anglez i Dortmund. /abcnews.al