Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Spanjë nga 28 deri më 30 qershor.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në Forumin Ekonomik Botëror, shkruan la repubblica.
“Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në aleancë është thelbësore për stabilitetin e Europës, shtoi Sanchez duke siguruar se në samit “ne do të demonstrojmë edhe një herë unitetin e aleatëve”.
“Një nga gabimet më të mëdha të Putinit, sipas kreut të qeverisë spanjolle është se ai nënvlerësoi reagimet e BE-së dhe NATO-s” ndaj agresionit kundër Ukrainës.
/abcnews.al