Flitej prej javësh, por këtë të hënë, Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan kanë shpallur ekipet e reja se ku do të luajnë.
Kështu që, Sanchez, i cili prej kohësh lidhej me një transferim te Manchester United e ka zyrtarizuar këtë vendim këtë të hënë.
Ndërsa mesfushori Mkhitaryan, i cili asnjëherë nuk u përshtat me mentalitetin e “Djajve të Kuq, do të kalojë te Arsenal.
Sipas The Sun Sanchez do të përfitojë një pagë prej 500.000 paund në javë dhe do të mbajë numrin 7 si legjenda David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.
Kileni prite të debutojë me “Djajtë e Kuq” kundër Yeovil, ndeshje e vlefshme për FA Cup, të premten më 26 Janar./abcnews.al