Samuel Nikaj me mision të ri, rikthehet të drejtojë në Kosovë

schedule19:04 - 21 Qershor, 2021

schedule 19:04 - 21 Qershor, 2021

Samuel Nikaj është rikthyer në Kosovë, në një klub që ai e do shumë. Shkodrani, pas eksperiencës me Burrelin në Kategorinë e Parë në Shqipërisë, do të drejtojë sërish Vushtrrinë, që vitet e fundit ka vuajtur problemet e shumta.

“Kryesia e re ne krye me z, Agim Malokun qysh në ditën e parë të punës, arrin marrëveshje me Samuel Nikaj dhe Labigole!

Ikona e qytetit që i dha gjithçka klubit dhe specialisti i sukseseve për rikthim në Superligë, sot u  kthyen në klubin tonë të zemrës, aty ku e kanë vendin. Me profen, Samuel Nikaj dhe kapitenin legjendar Labinot Osmani, klubi ynë po fillon rrugën e rikthimit në majat e futbollit kosovar.

Që të dy së bashku edhe me shumë tjerë që do të jenë pjesë e FC Vushtrria do të kthejnë gëzimin në qytetin tonë.

Kryesia e re ka plane konkrete që klubi ynë i zemrës të merr formën e duhur dhe që i gjithë qyteti të jetë në stadiumin e qytetit “Ferki Aliu”. Forca jonë, tifozeria e flaktë, do të jetë gjithashtu motivi jonë shtesë për përkushtim maksimal”, njofton klubi i Vushtrrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!