Samuel Eto’o paditet në gjykatë, një 22-vjeçare bëhet pjesë e jetës së tij

schedule17:34 - 18 Shkurt, 2022

schedule 17:34 - 18 Shkurt, 2022

Një gjykatë në Madrid ka shpallur ish-lojtarin e Barcelonës, Samuel Eto’o, si baba zyrtar të një vajze 22-vjeçare spanjolle, Erika Do Rosario Nieves.

Kameruniani u deklarua në mungesë dhe nuk mori pjesë në provat e paraqitura kundër tij.

Këtë e ka treguar për EFE avokati Fernando Osuna, i cili ishte përgjegjës për përfaqësimin ligjor të padisë së të resë në vitin 2018.

Nëna e të resë dhe lojtari u takuan, sipas padisë, në një klub nate të Madridit në vitin 1997, kur Eto’o ishte i huazuar te Leganes.

Nëna ka deklaruar se gjatë shtatzënisë ka tentuar të komunikojë me Eto’o-n, por ai nuk i është përgjigjur telefonatave apo emaileve të saj.

Për të kryer procesin, e reja ofroi prova biologjike që mbështetnin dëshminë e saj, gjë që e bëri gjyqtarin të pranonte pretendimin, megjithëse Eto’o nuk i përmbushi kurrë kërkesat e gjykatës.

Eto’o tani duhet t’i paguajë 22-vjeçares 1400 euro në muaj, duke përfshirë pagesat prapavepruese që nga ngritja e padisë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!