Samuel Armah do të provojë për herë të parë Superioren. Sulmuesi 20-vjeçar është zyrtarizuar nga Skënderbeu ditën e diel, por ka paqartësi nëse i riu është transferuar përfundimisht apo bardhekuqtë e kanë marrë në huazim.
Korçarët njoftuan se Armah ka firmosur një kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme, por nga ana tjetër klubi ganez, Inter Allies FC, njofton se sulmuesi te Skënderbeu ka kaluar me formulën e huazimit.
Samuel Armah in his new colors in Albania ??
?⚪️? #iafc #ElevenIsToOne pic.twitter.com/qGLfXyBokP
— Inter Allies FC (@InterAlliesFC) October 12, 2020
Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i jep të drejtë klubit të Superiores ta blejë në fund të sezonit. Shifra nuk zbulohet për momentin, ndërkohë që në Korçë presin që Armah të shpërthejë me Skënderbeun.
Sezonin e shkuar ai shënoi gjashtë gola me fanellën e Inter Allies FC, ndërkohë që dha edhe tre asiste. Sigurisht në Superiore do të jetë një tjetër melodi, por Armah është i motivuar të tregojë vlerat në futbollin europian. /abcnews.al