Samiti për Turqinë ndan BE-në në dy kampe, çfarë sanksionesh janë në tryezë?

schedule21:53 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 21:53 - 7 Dhjetor, 2020

Evropa është e ndarë në dy “grupe”. Cilët janë në favor dhe cilët janë kundër sanksioneve ndaj Turqisë? Një “lojë e madhe” po zhvillohet në prapavijë në funksion të Samitit të Bashkimit Evropian për Turqinë  në 10 dhe 11 Dhjetor.

Ankaraja këmbëngul në qëndrimin e saj, por ditët e fundit tërhoqi anijen “Oruc Reis” nga Mesdheu Lindor, duke kërkuar fillimin e një dialogu të pakushtëzuar me Greqinë.

Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas i la të hapura mundësitë për sanksione kundër Turqisë, megjithatë, Evropa shfaqet e ndarë. 27 vendet e BE-së janë ndarë në dy “kampe”.

Mediat greke shkruajnë se Franca, Austria, Luksemburgu, Sllovenia, Holanda, vendet Balltike, Belgjika, Irlanda dhe Danimarka janë në favor të sanksioneve. Gjermania, Italia, Spanja, Malta, Hungaria dhe Polonia janë kundër sanksioneve të ashpra kundër Ankarasë.

Për çfarë sanksionesh po diskutohet?

Athina po kërkon sanksione kundër kompanive turke, por në këtë pikë po gjen rezistencë gjermane, për shkak të interesave të saj. Greqia këmbëngul gjithashtu për embargo të armëve kundër Turqisë, pezullimin e negociatave të pranimit dhe mbylljen e kanalit të financimit të BE për kompanitë turke.

Sanksionet në sektorët e energjisë dhe bankave, si dhe në sektorin e transportit, gjithashtu konsiderohen të mundshme. Kancelarja Angela Merkel dëshironte të zgjidhte mosmarrëveshjen përmes negociatave. Por sipërmarrja gjermane dështoi. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tani tha se “loja” midis BE dhe Turqisë duhet të marrë fund./ db/Abcnews.al