Franca mikëpret Samitin dy-ditorë të Klimës “One Planet”. Presidenti Francez, Emanuel Makro, ka kritikuar qëndrimin e Presidntit Trump mbi cështjet klimatike, duke deklaruar se do fuqizojë rolin e Francës në realizimin e Axhendës Ndërkombëtare për ndryshimet klimatike bazuar tek Marrëveshja e Parisit, nënshkruar nga 197 shtete.
Presidenti Francez, Emanuel Makro, do mikëpresë në Paris Samitin e Klimës dy ditorë “One Planet”. Makro, do përpiqet të cimentojë veten si udhëheqës botërorë anti-Trump duke fuqizuar planin e ri të ndryshimeve klimatike.
Makro, shpreson ta kthejë Francën në udhëheqëse botërore për kërkimet mbi ngrohejn globale, ndryshimet klimatike dhe teknologjinë e energjisë së rinovueshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të marrin pjesë në këtë Samit. Bazuar në deklaratën e Presidentit Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e Klimës së Parisit. Ky vendim i Trump është kritikuar nga Makro, i cili deklaroi se do ta fuqizoi rolin e Frances në skenën ndërkombëtare mbi cështjet klimatike.
Presidenti Trump, ka qënë kritik i këtij plani por së fundi ka shprehur dëshirën për të rinegociuar kushtet e marrëveshjes. Por ka gjetur kundërshtimin e Presidentit Francez, që ka deklaruar se kjo cështje nuk ka kthim prapa.
Francezët, duan respektimin marrëveshjes së firmosur në vitin 2015 dhe mbajtjen e nivelit të ngrohjes globale nën 2 gradë celsius. 197 shtetet që kanë firmosur këtë marrëveshje kanë rënë dakord të ulin efektin serë cdo pesë vite. Por për të arritur këtë Makro, duhet të mbushë fondin e mungesës amerikane prej 2.3 miliardë dollarë, që do përdoret nga shtetet për projekte energjitike të rinovueshme për të ulur gazin karbonik.
Mbi 50 liderë botërorë, bizesmenë, shkenctarë do jenë të pranishëm në Samit. Objektivi kryesorë i Qeverisë Franceze është mobilizimi globalë për luftën kundër ngrohjes globale.
Samiti, do të diskutojë edhe strategjinë mjedisore te Komisionit Europian, që përfshinë një investim prej 9 milardë euro në agrikulturë dhe energji të rinovueshme në projekte që do realizohen në Afrikë./abcnews.al