Tiranë- Kaja Kallas ka mbërritur në Samitin në Tiranë. Ajo u pyet nga gazetarët për situatën e luftën në Ukrainë si edhe për bisedimet në Turqi.
“Në fakt kemi paketën dhe po mendojnë edhe për paketën tjetër dhe kemi vendosur sanksione për energjinë për Rusinë. Kemi dhe një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar sa i përket edhe paketës së sanksioneve. Është më rendësi që të shkurtojmë fondet për këtë luftë. Sepse e shohim qartësisht që Rusia nuk do paqe. Sa për bisedimet në Turqi, mendoj që është një gjë shumë e mirë, një propozim shumë i mirë. Ka procedura të tjera, por është edhe si një mesazh që japin amerikanët. Për bisedimet në Turqi kur të kthehem do takohem me kryeministrin dhe është me e rëndësishme edhe për rajonin që të shohim se si po ecën”, tha ajo.
Ky është Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili nis punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

