Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të ndërmarrin hapa konkretë drejt anëtarësimit të Ukrainës në samitin që do të mbahet javën e ardhshm.
Ai foli gjatë një vizitë në Pragë ku u mbështet edhe nga presidenti çek, i cili ka shprehur dëshirën për anëtarësimin e Kievit në aleancë. Zelensky tha se Ukrainës i duhej shumë më tepër sesa deklarata e përgjithshme se dera e NATO-s ishte “e hapur”.
“Po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete në drejtim të një ftese. Ne kemi nevojë për këtë motivim.
Ne kemi nevojë për ndershmëri në marrëdhëniet tona,” tha Zelensky.
/abcnews.al