Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti në Danimarkë/ Osmani: Rusia rrezik për Europën. BE, mos të “shpërblejë” Beogradin

schedule12:10 - 2 Tetor, 2025

schedule 12:10 - 2 Tetor, 2025

Në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Kosova përfaqësohet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Përpara nisjes së takimit, e pyetur nga gazetaret, Osmani nënvizoi se Rusia paraqet rrezik për Europën, ndërsa Serbia për Kosovën dhe vendet e rajonit.

“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për ‘Rusinë e Madhe’ dhe ‘Botën Ruse’, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne të dyja paraqesin kërcënim”, ka thënë, presidentja Vjosa Osmani.

Osmani përmendi edhe dy vjetorin e sulmit të Banjskës, ndërsa kërkoi nga Bashkimi Evropian që mos “ta shpërblejë” Beogradin.

“Shtetet që janë harmonizuar 100 për qind me BE-në duhet të shpërblehen, jo ato që kanë zgjedhur Moskën si rrugë përpara”, u shpreh Osmani.

Duke folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Osmani tha se ai nuk është trajtuar ende nga BE-ja për shkak të “politikave të brendshme” të disa shteteve anëtare, por për Kosovën sipas saj ka vetëm një rrugë, ajo e anëtarësimit në BE dhe NATO.

Osmani u pyet nga mediat vendase edhe për marrëveshjen me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë, duke thënë se ky është një veprim i Prishtinës për t’i qëndruar krah aleatëve në kohë të vështira.

Komuniteti Politik Evropian mori jetë në 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kosova qëndron e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka statusin e vendit kandidat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!