Samiti në Berlin, Vuçiç provokon gazetarin kosovar

schedule16:47 - 29 Prill, 2019

schedule 16:47 - 29 Prill, 2019

Janë të shumtë gazetarët në Berlin për të raportuar mbi samitin e organizuar nga kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron. Dhe kësaj here debatet mes gazetarëve nga Kosova dhe presidentit serb Vuçiç, nuk kanë munguar.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi.

Të pranishëm ishin dhe gazetarë nga Kosova, e Vuçiç ka zgjedhur t’i provokojë. Kreu i shtetit serb tha se do të rregullonte stadiumin e Beogradit, në mënyrë që aty të luhej Liga e Kampionëve.

Gazetari, Fidan Rama nga TV Dukagjini i tha se edhe në Prishtinë luhet Liga e Kampionëve .

Vuçiç më pas iu drejtua duke i thënë se do të ndërtonte një stadium në Graçanicë.

Graçanica është qytet i Kosovës, iu përgjigj gazetari Rama.

Më pas Vuçiç tha se dëshiron të mësojë gjuhën shqipe sepse atë përdorin dhe gazetarët e pranishëm.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit Rama i cili tha se ishte i gatshëm të paguante ai kursin për mësimin e gjuhës.

Ndërsa Vuçiç i nervozuar pyeti: “Ju të më paguani?”,  duke u larguar nga gazetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!