“Samiti jo vetëm çështje e integrimit”, Alibali: Ballkani, hallka më e dobët e sigurisë së Europës

schedule21:45 - 10 Qershor, 2021

schedule 21:45 - 10 Qershor, 2021

Këtë të enjte emisioni “Log”., me gazetarin Endri Xhafo dhe me një panel të ftuarish si analisti Shpëtim Nazarko, anëtarin e kryesisë së PD-së Alfred Rushaj, analistin Neritan Alibali dhe Azmi Stringën, u fokusua tek Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Për analistin Neritan Alibali ky Samit është një zhvillim i ri. Nëse vëmendja është drejt integrimit në BE, Alibali analizon një tjetër çështja po me aq rëndësi për të.

Alibali thotë se vëmendja është kthyer tek çështjet e sigurisë dhe ato gjeopolitike.

Më tej ai shprehet se administrata e Biden është rikthyer në Ballkan dhe si pas tij, e sheh Ballkanin si një fushë-betejë. Ndërsa theksoi se logjika se vendet e Bashkimit Europian, nuk hapin dritën jeshile sepse kanë problemet e tyre është qesharake.

“Janë disa çështje që na bëjnë të mos fokusohemi vetëm tek integrimi. Si fillim është ndërtimi i bazës ajrore ushtarake në Shqipëri në kohën e administratës së Trump. Stërvitja “Defender Europe 21”, më pas ndërtimi në mënyrë të fshehtë  i bazës Ruse në Serbi…Ofrimi nga BE i 30 miliardëve, këto tregojnë që këtu flitet për çështje të sigurisë dhe çështjet gjeopolitike. Unë besoj që administrata e Biden është rikthyer në Ballkan dhe e konsideron Ballkanin si një fushë betejë.

Pra nuk është merita e Ramës, e Vuçiç apo Zaev, por një detyrim i qeverive të vendeve të Ballkanit që është hallka më e dobët e sigurisë së Europës për tu disiplinuar dhe për të kryer reforma të detyrueshme që jo vetëm do të largojnë influencën e Rusisë në Ballkan, por edhe do të krijojnë sigurinë.

Nuk e shoh Samitin si një çështje që avancon integrimin e  Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit  Perëndimor në Bashkimin Europian, por si një çështje të sigurisë për Europën”, tha Alibali.

Më tej Alibali shtoi: I gjithë Ballkani Perëndimor përbën dikut tej 3,2 -3,5 % të gjithë popullatës së BE. Unë shkoj më logjikën që janë disa elementë apo sjellje të këtyre vendeve që frikësojnë Bashkimin  Europina për rrezikun e influencave të huaja brenda një Europe të bashkuar. Të gjithë e dimë që asnjë vend i këtij rajoni nuk do të behet anëtar i BE pa i zgjidhur konflitket mes tyre. Të gjitha integrimet në zonat e ish-kampit socialist janë bërë për arsye sigurie dhe gjeopolitike.

Gjatë bisedës në studio, Rushaj tha se që vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë të përfitojnë 30 miliard euro se pari duhet të kenë bashkëpunim mes tyre, ndërsa shtoi se qëllimi i BE, mbetet integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëra-tjetrën.

“Është shprehje e vullnetit për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht me njëri-tjetrin. Pra tashmë është fakt që të thithësh 30 miliard euro duhet të bashkëpunosh. Për mua është një sfidë shumë të madhe pasi këtu askush nuk është i gatshëm të investojë nëse nuk sheh gjërat bazike”, tha Rushaj./i.k/abcnews.al/