Samiti Inter-Barça në Katalonjë, Brozovic ishte tema e ditës

schedule14:57 - 14 Prill, 2023

schedule 14:57 - 14 Prill, 2023

Marcelo Brozovic ishte tema e ditës gjatë takimit të zhvilluar dje në Barcelonë mes Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, Mateu Alemany, kolegut nga Barcelona dhe ndërmjetësit të tregut të transferimeve Edoardo Crnjar.

Sipas “Tuttomercatoweb”, zikaltërit kishin folur gjatë për situatën e mesfushorit kroat, i lidhur me Interin me një kontratë deri në vitin 2026 dhe me një pagë prej 6 milionë eurosh plus bonuse, por tani jo më një i pazëvendësueshëm, pasi Asllani pret në stol i etur për ta marrë atë pozicion dhe Interi pret ofertën e duhur për kroatin.

Brozovic është një emër që Barcelona e pëlqen shumë, ata kanë kohë që po punojnë për të mbushur boshllëkun që Busquets do të lërë në skuadrën e Xavit pas disa muajsh, nëse në fund nuk vendos të pranojë një rinovim vjetor. Në të njëjtën kohë, një bisedë për Franck Kessie është gjithashtu e pashmangshme, një lojtar që Ausilio e pëlqen atë që nga koha kur luante për Atalantën.

Sipas situatës paraprake, Inter dhe Barcelona janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje në të ardhmen rreth një kalimi të mundshëm të Brozovic në Spanjë dhe Kessie në Itali përsëri./ h.ll/abcnews.al