Teksa përgatitjet për samitin mes Donald Trump dhe Kim Jong Un vazhdojnë, autoritetet amerikane po përpiqen të zgjidhin një çështje sa serioze, aq edhe komike: kush do të paguajë faturën e hotelit për liderin koreano-verior dhe stafin e tij!
Me një ekonomi të rrënuar nga sanksionet, Peniani kërkon që një vend tjetër të paguajë shpenzimet e liderit dhe delegacionit të tij. Sipas “Washington Post” Kim kërkon të qëndrojë në hotelin luksoz me 5 yje, “Fullerton”, ku një suitë presidenciale kushton mbi 6 mijë dollarë nata.
Duke cituar dy burime të afërta me bisedimet mes dy administratave, gazeta raporton se Shtetet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të mbulojnë shpenzimet, por po mendojnë t’i kërkojnë vendit mikpritës që të parapërgatisë faturën.
Ndërkohë, gatishmëri për të ndihmuar ka shprehur edhe Shoqata Ndërkombëtare për Asgjësimin e Armëve Bërthamore, që ka vënë në dispozicion 1.1 milionë dollarë të marrë përmes çmimit Nobel për Paqen./abcnews.al