Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama surprizon liderët evropianë me valle shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor

schedule14:10 - 16 Tetor, 2023

schedule 14:10 - 16 Tetor, 2023

TIRANË- Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor kanë shkrepur foton zyrtare, sipas protokollit, në kuadër të Samit të Procesit te Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë.

Ndërkohë, grupe valltarësh kanë performuar valle me motive kombëtare shqiptare dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, para liderëve duke dhuruar një atmosferë fantastike, në hyrje të  Piramidës.

Ky spektakël mori duartrokitje dhe kështu u shënua dhe fundi i sesionit të parë të Samitit.

Gjatë fjalës hapëse, liderë kryesorë të BE-së u bënë apel shteteve të Ballkanit Perëndimor të vijojnë me reformat dhe t’i shohin ato si një instrument kryesor, i cili ua përshpejton rrugën e drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von del Leyen tha se të gjitha shtetet duhet të punojnë fort për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë. Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”, tha ajo/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!