Samiti i Paqes në Kajro, Fidan: Turqia nuk do të lejojë që vuajtjet e palestinezëve të vazhdojnë

schedule14:43 - 21 Tetor, 2023

schedule 14:43 - 21 Tetor, 2023

“Turqia nuk do të lejojë kurrë që vuajtjet e palestinezëve të vazhdojnë,” tha Hakan Fidan të shtunën nga Kajro.

Duke iu drejtuar Samitit të Paqes, ai tha se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, këto sulme do të kërcënojnë stabilitetin dhe paqen globale, me përshkallëzim gjeografik.

Konflikti Izrael-Palestinë kërkon një mekanizëm të ri garancie, tha ministri i jashtëm turk, sipas Anadulu.

Fidan vuri në dukje se konflikti izraelito-palestinez kërkon një mekanizëm të ri garancie dhe është e nevojshme të garantohen hapat e ndërmarrë nga palët për një paqe të drejtë.

Samiti, me pjesëmarrjen ndërkombëtare arabe dhe të OKB-së, diskuton situatën në zhvillim në Gaza, të ardhmen e çështjes palestineze dhe procesin e paqes. Turqia përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!