Samiti i Ohrit, Hashim Thaçi thotë fjalën e fundit dhe “kritikon” Ramën

schedule21:28 - 9 November, 2019

schedule21:28 - 9 November, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, i cili është takimi i dytë i “mini-shengenit Ballkanit”. Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i shtetit kosovar përmes një statusi në Facebok.

Duket se me mesazhin e tij, Thaçi ka kritikuar tërthorazi edhe kryeministrin Edi Rama me pjesëmarrjen në këtë samit, ku një pjesë e vendeve pjesëmarrëse nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Reagimi i plotë:

Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta. HTH