Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATOs-s/ “BE me politikë mbrojtëse”, Deliu: Po shpenzohet më shumë për rritjen e sigurisë

schedule13:32 - 25 Qershor, 2025

schedule 13:32 - 25 Qershor, 2025

Tiranë- Nirvana Deliu eksperte për marrëdhënie ndërkombëtare komento zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në botë. E ndalur te Samiti i NATO-s, Deliu tha se në një kohë periudhe luftërash, ky Samit është shumë i rëndësishëm dhe tregon unitet.

Ndërkohë Spanja njoftoi se nuk do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, duke analizuar këtë çështje ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha se vende të caktuara, mund të dalin edhe me qëndrime kundër.

Duke sjellë një panoramë të qëndrimeve të Presidentit Amerikan dhe Samitit të NATO-s, u shpreh se ka një vëmendje të shtuar të rolit të Bashkimit Europian.

“Fokusi ka qenë te një propozim që është bërë nga ana e presidentit amerikan, për një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen. Takimi i NATO-s është me shumë rëndësi në këtë periudhë luftërash”, tha ajo.

Gjithashtu theksoi se Evropa është në një moment më të rrezikuar për shkak të të gjitha vatrave të konflikteve që janë të hapura. Ndërsa kemi parë që BE po fokusohet më shumë tek mbrojtja, duke rritur shpenzimet për sigurinë.

“Po flitet që Europa, bota ndodhet në një moment të rrezikuar për shkak të gjitha vatrave të konflikteve që janë të hapura. Dhe duhet parë tashmë se si do të funksionojë diplomacia apo qasja që do të ndiqet për qëndrimin e Spanjës. Mbase sot mund të merret një premtim në parim.

Po ashtu një tjetër çështje që mori vëmendje në këtë Samit, është edhe lufta në Ukrainë.

Deliu tha se për shkak të situatave problematike dhe tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, ka pasur një zhvendosje të vëmendjes nga Ukraina. Megjithatë nënvizoi se në Samit, u ritheksua edhe njëherë se Ukraina, nuk do të jetë pa mbështetje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!