Samiti i NATO-s/ Scholz konfirmon mbështetjen për Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme

schedule15:45 - 9 Korrik, 2024

schedule 15:45 - 9 Korrik, 2024

Olaf Scholz konfirmoi mbështetjen e tij për Ukrainën, ku vazhdon ende lufta që nisi në shkurt dy vjet më parë.

Para se të nisej për në samitin e NATO-s në Uashington, kancelari gjerman tha se mirëpret mundësinë për të përsëritur mesazhin shumë të qartë se “ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet”.

Ai iu referua, furnizimeve me armë dhe asaj që u ra dakord në G7.

“Është një shenjë e qartë solidariteti, por edhe një mesazh për Moskën”, tha Scholz.

Sipas Scholz, udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk mund të mendojë që mbështetja për Ukrainën nuk do të jetë më si në fillim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!