Samiti i NATO-s në Uashington/ Hasani: Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë

schedule17:24 - 9 Korrik, 2024

schedule 17:24 - 9 Korrik, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është pjesëmarrës në Samitin e NATO-s të mbajtur në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.

Sakaq, Hasani ka zbuluar se diskutuan mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste dhe një sër çështjesh aktuale dhe me rëndësi.

“Uashington/ Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.

Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”, ka shkruar ministri Hasani.

/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!