Samiti i NATO-s/ Gjermania do të dëgojë në Ukrainë armë me vlerë rreth 700 milionë euro

schedule12:11 - 11 Korrik, 2023

schedule 12:11 - 11 Korrik, 2023

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës armë dhe pajisje ushtarake shtesë me vlerë gati 700 milionë euro, sipas burimeve qeveritare, në ditën e parë të samitit të NATO-s në Vilnius.

Berlini, i cili i ka siguruar  Kievit ndihmën e dytë më të madhe ushtarake pas SHBA-së, njoftoi më 13 maj, një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Gjermani, furnizimin me armë me vlerë 2.7 miliardë euro.

Nga ana e tij, presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se vendi i tij do t’i dorëzojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për ne është të dërgojmë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën dhe unitetin e NATO-s,” shtoi ai.

Më herët qeveria norvegjeze kishte njoftuar se do të rriste mbështetjen e saj ushtarake për Kievin këtë vit nga 2.5 miliardë krona (2.18 miliardë euro) në 10 miliardë krona (8.7 miliardë euro) dhe në të njëjtën kohë do të rriste kontributin e saj në fondin e NATO-s për Ukrainën.

/abcnews.al