Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO në Tiranë/ Vengu: Task-Forcë e përhershme për komponentë civilë dhe ushtarakë

schedule11:13 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:13 - 25 Shkurt, 2026

Shqipëria do të mirëpresë në vitin 2027 Samitin e NATO, një ngjarje e rëndësishme për pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare, por edhe për industrinë e mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, njoftoi se është ngritur një task forcë e përhershme me komponente civile dhe ushtarakë, ku për çdo segment janë përcaktuar koordinatorë për mbarevajtjen dhe përmbushjen e detyrave.

“Është ndërtuar një task forcë e përhershme me komponentë civile dhe ushtarakë. Kemi për çdo segment të përgatitjes për Samitin e NATO-s në Tiranë në 2027 përcaktuar një koordinator kombëtar.



Kemi ecur shumë mirë për ndërveprimin me forcat e armatosura holandeze, që e kanë kaluar sin një sfidë, dhe kemi në plan që brenda muajit të ardhshëm të finalizojmë aspektin parapërgatitor, ku secili prej institucioneve të përfshira të ketë të përcaktuara detyrat.
Task forca është punë e sipër dhe ka një bashkërendim civilo-ushtarak.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!