Fjalimin e tij në samitin e OKB-së mbi ndryshimet e klimës, kryeministri grek Qirjakos Micotaqis e ka hapur duke kujtuar tragjedinë e vitit të kaluar në rajonin e Matit, ku si pasojë e zjarreve humbën jetën mbi 100 persona. Duke ia atribuuar fuqinë vrastare të zjarrit kushteve të motit të nxehtë dhe erërave të forta, Micotaqis ka deklaruar se eventet që kanë të bëjnë me motin janë pasojë direkte e ndryshimeve të klimës. “Ky nuk është një problem që mund ta shtyjmë për dekada. Ai duhet zgjidhur këtu dhe menjëherë pasi efektet e tij po prekin edhe jetët e atyre që deri dje nuk ishin shumë të interesuar për subjektin”, ka thënë Micotaqis. Ai ka nënizuar se përsa kohë që nuk zgjidhen, ndryshimet e klimës do të shërbejnë si pengesë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e popullit grek, sikurse kanë ndikuar deri tani tek disa sektorë kyç si agrikultura dhe turizmi. Miotaqis ka shtuar më tej se, Athina mbetet e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së Parisit dhe axhendën e OKB-së për vitin 2030, si dhe mbështet vizionin strategjik afatgjatë për një ekonomi europiane që nuk do të ketë barrë klimën deri në vitin 2050. /ABC news Albania 24/7
Samiti i Klimës, Mitsotakis: Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi
schedule23:15 - 23 Shtator, 2019
schedule 23:15 - 23 Shtator, 2019