Samiti i Klimës/ Frikë nga përgjimet, mijëra pjesëmarrës të shqetësuar, shkarkuan aplikacionin e dyshimtë

schedule00:45 - 18 Nëntor, 2022

schedule 00:45 - 18 Nëntor, 2022

Liderët dhe zyrtarët botërorë që morën pjesë në samitin e OKB-së  në Egjipt për klimën, COP27 janë alarmuar pas dyshohet se telefonat e tyre mund të jenë përgjuar nëpërmjet një aplikacioni që kishin shkarkuar për të parë itinerarin e autobusëve dhe përditësimet për motin.

Alarmi është dhënë, pasi ekspertet e teknologjisë dhe organizatat e të drejtave të njeriut argumentojnë se aplikacioni me prejardhje egjiptiane ka shumë elementë që ngrenë dyshimet se aplikacioni mund të jetë krijuar për të spiunuar delegatët dhe për të monitoruar mesazhet dhe email-et e tyre.

“Është një mjet spiunazhi,” tha Frans Ibert-Vier, kreu i UBCOM, kompani e sigurisë kibernetike me bazë në Zvicër që kryer një analizë teknike të aplikacionit.
Aplikacioni ka më shumë se 10,000 shkarkime në Google Playstore.

Megjithatë, ekspertët kibernetikë pohojnë se aplikacioni mund të përdoret Me shqetësimin në rritje për aplikacionin, Ministria e Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Egjiptit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Fondacioni Thomson Reuters.

I dërguari special i Egjiptit COP27 ka mohuar që aplikacioni përbën një kërcënim për sigurinë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!