Samiti i klimës, 190 kombe dhe organizata zotohen të heqin dorë nga qymyri

schedule07:41 - 4 Nëntor, 2021

schedule 07:41 - 4 Nëntor, 2021

Samiti i klimës COP26 është fokusi kryesor i të gjithë vendeve në botë. Zyrtarë të Britanisë kanë bërë me dije se përdoruesit e mëdhenj të qymyrit, përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin, po angazhohen të largohen nga karburantet fosile.

Mediat e huaja raportojnë në se qymyri është kontribuesi i vetëm më i madh në ndryshimet klimatike. Sipas qeverisë së Britanisë 190 kombe dhe organizata ishin zotuar të hiqnin dorë nga qymyri.

Por disa nga vendet më të mëdha në botë të varura nga qymyri, duke përfshirë Australinë, Indinë, Kinën dhe SHBA-në, nuk e nënshkruan këtë premtim. Ndërkohë nënshkruesit e marrëveshjes janë zotuar t’i japin fund të gjitha investimeve në prodhimin e ri të energjisë së qymyrit brenda dhe jashtë vendit.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord të heqin dorë nga energjia e qymyrit në vitet 2030 për ekonomitë kryesore dhe në vitet 2040 për vendet më të varfra.

“Fundi i qymyrit është në dukje. Bota po ecën në drejtimin e duhur, duke qëndruar gati për të vulosur fatin e qymyrit dhe për të përqafuar përfitimet mjedisore dhe ekonomike të ndërtimit të një të ardhmeje që fuqizohet nga energjia e pastër”, ka thënë sekretari i biznesit dhe energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Këasi Këarteng.

Më shumë se 40 vende kanë nënshkruar deklaratën. Polonia, Vietnami dhe Kili ishin midis 18 vendeve që ranë dakord të largoheshin gradualisht dhe të mos ndërtonin apo investonin në energji të re qymyri për herë të parë.

Ndër të tjera sekretari i biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, Ed Miliband tha se kishte “boshllëqe të dukshme” nga Kina dhe emetuesit e tjerë të mëdhenj, të cilët nuk janë zotuar të ndalojnë rritjen e qymyrit brenda vendit. Ai gjithashtu vuri në dukje se nuk kishte asgjë për heqjen graduale të naftës dhe gazit.

Edhe pse është bërë përparim në reduktimin e përdorimit të qymyrit në nivel global, ai ende është prodhuesi kryesor me rreth 37% të energjisë elektrike në botë në 2019.

Vende si Afrika e Jugut, Polonia dhe India do të kenë nevojë për investime të mëdha për t’i bërë sektorët e tyre të energjisë më të pastër. Juan Pablo Osornio, kreu i delegacionit të Greenpeace në COP26, tha: “Në përgjithësi, kjo deklaratë është ende shumë larg ambicieve të nevojshme për karburantet fosile në këtë dekadë kritike.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!