Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Samiti i IV i Diasporës/ Gjoka: Emigrantët, ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, interes i madh për t’u rikthyer në atdhe

schedule20:13 - 17 Prill, 2026

schedule 20:13 - 17 Prill, 2026

Gjin Gjoka nga Dhoma e Biznesit Shqiptar u shpreh se samiti ka nxjerrë në pah interesin e madh të aktorëve ekonomikë shqiptarë për t’u kthyer dhe investuar në vend.

Ai theksoi se emigrantët mbeten ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe se vendi duhet të prezantohet me potencialet e tij më të mira.

“Samiti tregoi qartë që shumë aktorë të ekonomisë që janë shqiptarë, kanë një dëshirë të madhe të shqiptarëve që e kanë kokën pas për t’u kthyer. Kemi pasur shumë bisedime me biznesmenë dhe aktorë të ekonomisë dhe samiti i 4-të, sado jehonë t’i japim ne, mori një vëmendje shumë të madhe. E kanë quajtur një ditë shumë të mirë për ide dhe diskutime.



Aktorë që drejtojnë disa leva ekonomie dhe ngela i shokuar mbi interesin e madh që kanë për t’u kthyer. Paraqiteni Shqipërinë me të mirat që kanë, emigrantët janë ambasadorët tanë që na përfaqësojnë shumë mirë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!