Tirana do të mirëpres Samitin e katërt të Diasporës e cila pati mbrëmjen e së hënës ceremoninë hapëse. Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino tha për Real Story se në këtë samit do të ketë panele më përfaqësi të gjerë.
Fino shtoi se në këtë samit do të diskutohgen sfidat dhe se është hera e parë do të diskutohet drejtpërdrejtë me diasporën.
“Do të ketë panele me përfaqësi nga diaspora e gjerë, bota e biznesit. Po të bëjmë një kthim pas në kohë, ne e kemi nisur me samitin e parë të diasporës, ku u krijua një ligj për diasporën.
Nga ai samit te samiti i dytë, këtë radhë vijmë më konkretisht. E para, se Shqipëria është në tjetër stad edhe në arenën ndërkombëtare. Këtë radhë, përpos paneleve nga ekonomia te inovacioni, më e rëndësishmja është te një samit me diasporën për të pasur mekanizma konkretë. Samitin e presim të jetë një sukses. Ky samit është ndryshe sepse do të diskutohen edhe sfidat.
Është hera e katërt që ne bëjmë një strategji për diasporën dhe do të jetë hera e parë që do të diskutohet me diasporën.”


