Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Samiti i IV i Diasporës/ Begaj: Diaspora, zëri ynë më i besuar, e ardhmja duhet të jetë histori lidhjesh

schedule18:54 - 13 Prill, 2026

schedule 18:54 - 13 Prill, 2026

Presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria po hyn në një fazë të re bashkëpunimi me diasporën, duke e parë atë si partnere zhvillimi dhe jo vetëm si kontribuese.

Ai theksoi se synimi është kthimi i kursimeve të diasporës në investime reale dhe forcimi i përfaqësimit të saj, përfshirë të drejtën e votës.

Begaj nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe shndërrimin e diasporës në një pjesë organike të zhvillimit të vendit.



“Sot jemi me një kontratë të re ku diaspora shihet si partnere zhvillimi, ku shteti nuk kërkon vetëm kontribut, por kërkon mundësi reale. Ky samit është për këtë kalim: nga pyetja se çfarë mund të bëjë diaspora për Shqipërinë, në çfarë mund të bëjmë së bashku. Falë jush, shumë familje janë mbështetur familjarisht dhe kanë ecur përpara. Synimi ynë është që t’i kthejmë kursimet tuaja në investime reale.

Duam që diaspora të jetë partnere e Shqipërisë; partneriteti kërkon angazhim dhe përfaqësim. E drejta e votës është një realitet, ndërsa shohim drejt 2030 nuk duhet të harrojmë busullën tonë, identitetin kombëtar. Duhet të investojmë më shumë në gjuhën shqipe dhe qendra kulturore në botë. Historia jonë ka qenë shpesh histori largimesh; e ardhmja duhet të jetë histori lidhjesh.

Ne nuk e kemi luksin të jemi të ndarë; duhet ta bëjmë diasporën pjesë organike të sistemit tonë. Diaspora është zëri ynë më i besuar. Në ekonomi jeni ura jonë me botën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!