Samiti i Diasporës në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme, i cili bashkon përfaqësues dhe komunitete të shqiptarëve të zhvendosur nga të gjitha anët e globit. Kjo ngjarje përqendrohet në lidhjen e diasporës shqiptare me vendin e tyre të prejardhjes dhe në thellimin e marrëdhënieve midis tyre.
Në një lidhje ‘Live’ për “Tirana Live”, zëvendës ministrja për Evropën dhe Punët e Jashme, Artemis Malo ka ndarë detaje rreth këtij samiti, duke e konsideruar me rëndësi për komunitetin.
Sakaq, ajo ka zbuluar se Samiti i Diasporës do të jetë dhe ‘online’ në mënyrë që të gjithë jenë pjesëmarrës. Ndërsa, për pjesën fizike, Malo theksoi se do të jetë një organizim me dyer të hapura dhe mund të bëhen pjesë të gjithë ata që kanë një ide.
“Është një event nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Është i ndarë në 4 panele, aktualisht po zhvillohet paneli i kulturës, në vijim do të jepen disa çmime. Më pas do të jetë samiti, ku do të ketë pjesëmarrës nga rajoni të një rëndësie shumë të lartë.
Samiti është konceptuar në një mënyrë të tillë që të ketë disa nënprodukte. Në orët e para të paradites pas përfundimit të seancës plenare, çdo ministri do të organizojë çështjet të cilat përmbajnë problematikat e caktuara nga i gjithë rajoni.
Samiti është i hapur dhe ministria ka vënë në dispozicion një link dhe i jep mundësinë të gjithë personave që të marrin pjesë. Nga ana tjetër përveç platformës, ky organizmin është me dyer të hapura dhe ne i ftojmë të gjithë ata që kanë një ide të bëhen pjesë e kësaj platforme.
Një marrëveshje që do të lancohet në ditën e samitit është ajo e bashkëpunimin me Italinë, kështu që sot kryetari Erion Veliaj do të firmosi marrëveshjen me kryetarët e komunave. Ky samit ndryshe nga samitet e mëpërparshëm është më i konsoliduar”, tha ndër të tjera Malo./abcnews.al