Samiti i katërt i diasporës, që po zhvillohet në Tiranë, ka vënë në qendër të diskutimeve rolin dhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zhvillimin e Shqipërisë dhe në procesin e integrimit europian. E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino, theksoi se qëllimi kryesor i këtij samiti është jo vetëm rikthimi simbolik i diasporës në atdhe, por edhe krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm bashkëpunimi mes tyre. Sipas saj, diaspora mund të kontribuojë në mënyrë të vazhdueshme për Shqipërinë edhe nga vendet ku jeton.
“Bëhet fjalë që jo vetëm të sjellim diasporën tonë në shtëpi, por edhe të rijetëzohet. Diaspora mund të japë kontributin e tyre në Shqipëri edhe nga vendi ku jetojnë. Sot në ceremoninë hapësire, ky ishte theksi i disa çështjeve që u diskutua sot”, tha Fino.
Nga ana tjetër, anëtarja e Këshillit të Diasporës, Anila Hyka, u ndal te rëndësia që ka diaspora në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ajo nënvizoi se vendi përballet me sfida kyçe si forcimi i demokracisë dhe përmirësimi i sistemit shëndetësor, ndërsa shtoi se diaspora përfaqëson një dëshmi konkrete të integrimit europian, duke kontribuar në ekonomitë e vendeve ku jeton dhe duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Dy provimet kryesore të Shqipërisë, për t’u pranuar në BE, çdo shtet europain ka një votë dhe ka një votë deçizive. Shëndetësia, demokracia, janë elementet kryesore, që çdo shtet i peshon dhe jep votën e vet. Diaspora ka potencialin, ne jemi prova e gjallë për t’i thënë BE-së që ne jemi të integruar dhe po kontribojnë me taksat tona në vendin ku po jetojmë”, tha Hyka.


