Samiti i BE në Tiranë, zbardhet agjenda, Rama konferencë me Von der Leyen dhe Michel

schedule16:09 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 16:09 - 5 Dhjetor, 2022

Ditën e nesërme (e martë, 6 dhjetor) do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët europianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming.

Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15. Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Agjenda:

MBËRRITJA E LIDERËVE 09:30
FIRMOSJA E MARRËVESHJES ROAMING 10:00
VIJON MBËRRITJA E LIDERËVE TË TJERË 10:15
11:00 SEANCA PLENARE (I)
11:45 FOTO FAMILJARE
12:15 SEANCA PLENARE

(II) KONFERENCA E LIDERËVE (Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama).

 

 

/abcnews.al