Samiti i BE në Tiranë, Gjipali: Një simbolikë e rëndësishme për vendin tonë

schedule19:37 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 19:37 - 5 Dhjetor, 2022

Drejtuesi i Lëvizjes Europiane, Gledis Gjipali, në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Skype të gazetares Juli Xhokaxhi, komentoi samitin e BE që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Gjipali tha se ky Samit ka një simbolikë të madhe për Shqipërinë, pasi vlerëson rolin e vendit tonë në rajon.

Sipas tij për shkak të situatës në Ukrainë ka një shtim të vëmendjes së BE në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Mbajtja e këtij Samiti në Tiranë ka dhe aspektin e vet simbolik?

Gjipali: Është samiti i parë që bëhet në një vend jashtë BE-së, sigurisht që ka simbolikën e vet për faktin që u zgjodh Shqipëria. Përzgjedhja e Shqipërisë lidhet me avancimin e procesit, dhe me politikën e jashtme të sigurisë e cila është vlerësuar.

Xhokaxhi: Lidhet mbajtja e këtij samiti edhe me konceptin e komunitetit politik?

Gjipali: Jo nuk mendoj për vetë faktin se këtu nuk janë të përfshirë as Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia të cilat janë pjesë e komunitetit politik. Samiti është i fokusuar në marrëdhëniet e Ballkanit perëndimor, së ka patur dhe samite të tjera të mëparshme.

Xhokaxhi: Konteksti i ri gjeopolitik duke në gjykimin tuaj se po nxit liderët europianë të jenë më toleruar për vendet e Ballkanit perëndimor?

Gjipali: Po. Ka një vëmendje më të madhe. Por kjo nuk do të thotë se kërkesat e BE do të zbuten.

Xhokaxhi: Në po të njëjtën logjikë a do të vlejë samiti i ditës së nesërme për nxitjen e dialogut Prishtinë-Beograd?

Gjipali: E shoh të vështirë që të japë një zgjidhje të menjëhershme, për faktin se Serbia ka bërë rezistencë të madhe ndaj kërkesave të BE, gjë që e bën më të vështirë për zgjidhje të shpejtë, por besoj se do të jetë një nga temat që do të trajtohet.

Xhokaxhi: “Nazeliu” mes të ftuarve është Vuçiç, ai e di shumë mirë se çfarë kushtesh ka BE në këtë moment, sa gjasë ka të arrijnë ditën e nesërme?

Gjipali: Besoj se kjo ka qenë dhe arsyeja e krijimit të këtyre situatave që nuk marr pjesë, është pjesë e politikës se Vuçiç i cili ndjek me BE-në. Presioni do të vijë duke u rritur, do të bëhet e qartë edhe nesër ndaj Serbisë. Nuk besoj se do të ketë një zgjidhje edhe nesër, por rritja e presionit është e dukshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!