Samiti i BE në Tiranë, Balluku: Ditë historike për Shqipërinë

schedule18:32 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 18:32 - 5 Dhjetor, 2022

Zv.kryeministrja Belinda Balluku duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, e cilësoi 6 dhjetorin si një ditë historike për Shqipërinë, pasi në Tiranë BE do të zhvillojë një nga samitet më të rëndësishme.

Ajo tha se ky është një vlerësim i madh që BE i bën Shqipërisë, pasi vendi ynë mbetet një faktor për stabilitetin në rajon.

Balluku theksoi gjithashtu se Shqipëria ka përfituar fondacione dhe investime nga BE për një sërë projektesh, ku përmendi hekurudhat si dhe panelin lundrues në Vaun e Dejës që do të jetë risi për prodhimin e energjisë.

Ditën e nesërme, 6 dhjetori përfaqëson një ditë historike për Shqipërinë, pasi BE do të zhvillojë një nga samitet më të rëndësishme në Shqipëri. Është një moment historik, një ditë kur Shqipëria do të tregojë dhe njëherë rolin konstruktiv në Ballkanin perëndimor. Ky është një vlerësim për përpjekjet e qeverisë tonë për përmbushjen e standardeve Europiane. Përtej ndjenjës së krenarisë, do duhej të vlerësonim marrëdhëniet shumë të mira që kemi kultivuar me BE. Falë kësaj marrëdhënieje por dhe rritjes së kapaciteteve tona, kemi prodhuar projektet që financohen nga BE, nëpërmjet kuadrit të investimeve ku Shqipëria ka përfituar investime të rëndësishme, infrastrukturë, energji arsim. Ndërtimi i By-pass të Fierit dhe Vlorës, Tiranës, vitin tjetër do të fillojmë ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Një projekt që do të pasohet me një sërë projektesh të tjera, duke vazhduar me hekurudhën Vorë- hani i Hotit dhe hekurudhat që i përkasin korridorit të tetë. Por duhet patur parasysh që jo vetëm hekurudhat, ndërtimi i paneleve lundrues në Vaun e Dejës që do të ndihmojë në diversifikimin e burimit energjetik që krijon një mundësi të re për parqet e integruara që vjen përmes kaskadës, do të kemi dhe këtë projekt pioner që do të menaxhohet nga KESH. Kemi përfituar asistencë teknike nga BE në disa projekte të tjera”, deklaroi Balluku.

/Abcnews.al/