Samiti i Ballkanit Perëndimor-BE më 10 nëntor në Bullgari

schedule09:46 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:46 - 19 Shtator, 2020

Drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian do të takohen më 10 nëntor në Bullgari, si pjesë e Procesit të Berlinit, për miratimin e planit për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se Komisioni Evropian është shprehur se plani është hartuar, por dokumenti do të jetë gati në nentor, në mënyrë që të miratohet në takimin e Sofies.

Plani duhet të strukturohet rreth lëvizjes së lirë të njerëzve, të shërbimeve dhe të produkteve, si dhe masa konkrete që do të sjellin përfitime të prekshme për kompanitë dhe qytetarët në rajon. Kjo përfshin reduktimin e barrierave teknike të tregtisë, politikat e investimit, dhe njohja e kualifikimeve profesionale në rajon”, thuhet ndër të tjera në reagimin Komisionit Evropian.

Procesi i Berlinit filloi në 2014 dhe qëllimi i tij ishte arritja e një marrëveshje të përbashkët mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura në rajon.e.su./abcnews.al