Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së drejt një imperativi për një vëmendje të qëndrueshme gjeostrategjike të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kështu është shprehur ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka për gazetarët në Bukuresht ku po mbahet takimi i udhëheqësve të Konferencës së Mynihut. E pyetur nga mediat për samitin e 6 dhjetorit, shpjegoi se pritshmëritë për këtë samit janë të dyfishta.
Unë do të thoja se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022.
Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj,” shpjegoi ministrja.
Po ashtu Xhaçka u shpreh se ky samit do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar “udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur.” /abcnews.al/