Samiti historik mes dy Koreve, Kim Jong Un shtrëngon duart me Moon Jae In

schedule10:22 - 27 Prill, 2018

schedule 10:22 - 27 Prill, 2018

Është zhvilluar takimi historic mes liderit të Koresë së veriut dh presidentit koreanojugor, Kim Jong Un u shpreh se ky ishte fillimi i një historie të re. gjatë pasdites dy liderët do të takohen sërish për të firmosur deklaratën e përbashkët.

Kim Jong-un është takuar në kufi me presidentin koreanojugor Moon Jae in. samiti historic ndodhi në Panmunjom dhe të dy shtrënguan duart disa herë. Një veprim i vogël jashtë programit ishte ai ku presidenti koreanojugor për pak sekonda shkeli territorin e Koresë së Veriut pas ftesës së liderit Kim Jong-un. Ndërsa ky i fundit është lideri i parë në Guqi nga kjo familje që ka hyrë në territorin koreanojugor.

“Një histori e re nis tani” është ky mesazhi i shkruar nga lideri koreaoverior Kim Jong-un në librin e të ftuarve në shtëpinë e paqes, një ndërtesë tre katëshe në pjesën koreanojugore të fshatit kufitar Panmunjom ku dhe u zhvillua takimi. Kim Jong Un i cilësoi si biseda të sinqerta për të mos humbur kohë dhe rast, ato me liderin koreano jugor. Në tryezën e negociatave ndodhej dhe motra e Kim, Kim Jo-jong, e cila mbajti shënime rreth asaj që u bisedua. Ajo u shpreh se falë këtij takimi fshati do të njihet botërisht si symbol paqeje.

Pak para fillimit të bisedimeve presidenti koreanojugor, shkeli në territorin e Koresë së veriut. Ndërsa Kim mbërriti në vijën e demarkacionit ushtarak nga një ndërtesë aty pranë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më besnikë. I veshur me kostumin tradicional me ngjyrë te errët, lideri koreanoverior eci në korridorin e ngushtë që ndan dy ndërtesat e takimeve në zonën e përbashkët të sigurisë. Moon e priti me buzëqeshje në pragun prej cimntoje që sinjalizon kufirin. Të dy shtrënguan duart duke pozuar për fotografët. Më pas Kim, e ftoi homologun e tij  të kalonte kufirin për pak sekonda, për tu rikthyer në territorin koreanojugor ku dhe u zhvilluan bisedimet.

Pritja e Koresë së Jugut për Kim Jong un ishte ajo që i rezervohet liderëve të huaj. Një tjetër shkelje e protolollit ishte dhe fotografia familjare e dy liderëve dhe delegacionëve përkatëse. Motra e liderit koreanoverior I dorëzoi një letër presidentit të Koresë së Jugut, duke I shpjeguar se ishte një ftesë për të vizituar Penianin sa më shpejt.

Raundi i parë i bisedimeve zgjati rreth dy orë, dhe liderët nuk drekuan së bashku. Por Kim Jong un do të rikthehet sërish në Korenë e Jugut gjatë pasdites për të bërë një shëtitje simbolike, një raund tjetër  bisedimesh dhe në fund do të firmoset deklarata e përbashkët e dy liderëve, të cilët do të darkojnë së bashku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!