Në ditën e dytë të samitit dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, fëmijë shqiptarë të të gjitha trevave kanë prezantuar projektet e tyre ambicioze.
Kati i sipërm i samitit të teknologjisë. Robotët që kërcejnë e deri tek më e famshmja, humanoidit Sofija, që tashmë ka shtetësinë arabe. Një katë më poshtë shkollat që flasin shqip. Punimet e koduara të nxënësve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Kanë bërë mënyra komunikimi, zgjidhje për të fothur klasët e shkollave, e deri tek zgjidhjet për problemet e parkingut. Komunikimin fëmijët e kanë më të lehtë.
Shkolla nga Valijasi ka gjetur një mundësi për komunikim të të lehtë për ata që përdorin gjuhën e shenjave.
Në garë kanë qenë edhe nxënësit nga Kosova që kanë prezantuar sistemin e kondicionerit nga materiali i ricikluar. Ky inovacion është bërë për shkak të mungesës së kondicionerëve nëpër shkolla.
Shkollat nga Mali i Zi kryesisht i kanë përfaqësuar shqiptarët nga Ulqini si një nga fituesit e garës kombëtare. Në kryeqytetin serb ata kanë demonstruar mënyrën për zgjidhjen e kaosit në parkingje. Autorët kanë ambicie për projektin e tyre. Nxënës nga Ulqini fituan cmimin e tretë.
Aty janë paraqitur edhe disa projekte. Në axhendën e këtij samiti rajonal ka qenë edhe Tirana.
Për të folur për modernizimin dhe dixhitalizimin e kryeqytetit shqiptar, ka arrtur kryetar I Bashkisë, Erion Veliaj. Ka folur para publikut por edhe ka tekuar nxënësit shqiptarë që kanë garuar në samit me projektet e tyre.
Velijaj tha se dikur njerëzit mësonin shumë gjuhë për të komunikuar më botën modern, por tani duhet kuptuar se fëmijët flasin me gjuhën e kodeve dhe inovacionit.
Në këtë samit kanë marrë pjesë edhe shumë përfaqësues nga Kosova të cilët kanë treguar punën e tyre në hollin e Pallatit Serbia. Veliaj ka takuar disa prej tyre. Politika digjitale duket se ka kaluar paksa më lehtë se samitet politike, edhe pse ajo nuk mungoj herë pas here. /abcnews.al