Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama ndan fotot: Ditë afrimi me Evropën. U mbështet plani ynë për mbylljen e negociatave brenda 2027

schedule08:02 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 08:02 - 19 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ditën e djeshme u mbështet plani i Shqipërisë dhe KE-së për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Kryeministri shkoi në këtë takim pas çeljes së negociatave për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, dy muaj pasi u hapën negociatat për grupkapitujt e Themeloreve, që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!