Samiti Ballkanit: Projektet më të rëndësishme, infrastruktura, transporti, energjia

schedule14:14 - 23 Mars, 2018

schedule 14:14 - 23 Mars, 2018

Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvilluar në Bruksel, ka dalë me disa përfundime. Vëmendja përqëndrohet te projektet konkrete të inrfastrukturës, transportit dhe energjisë për Ballkanin, që priten të mbështeteten gjatë Samititi të Sofjes.

28 liderët europianë kanë diskutuar në mbrëmjen e të enjtes rreth stategjisë së Komisionit Europian të 6 Shkurtit të këtij viti për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Në konkluzionet e samitit vëmendja përqëndrohet te projektet konkrete të infrastrukturës, transportit dhe energjisë për Ballkanin, që priten të mbështeteten gjatë Samitit të Sofjes.

Këshilli Europian pret që Samiti midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje më 17 maj 2018 të përqëndrohet në rikonfirmimin e perspektivës evropiane të rajonit, duke nisur iniciativa konkrete dhe të dukshme për të përmirësuar lidhjen fizike dhe njerëzore brenda rajonit dhe me BE-në dhe se si të angazhohen më së miri së bashku për t’u përballur me sfida të përbashkëta të tilla, si siguria dhe migracioni”, thuhet në konkluzione. Liderët europianë kanë konfirmuar gjithashtu, se progresi i vendeve të Ballkanit në procesin e zgjerimit do të trajtohet nga samiti që do mbahet në Qershor, siç e artikulon edhe kryeministri i Kroacisë.

Andrej Plenkoviç: “Ne u ndalëm shkurtimisht te diskutimi mbi rajonin e Ballkanit, duke nënviuzar se pritet të diskutohet mbi projekte domethënëse gjatë samitit të Sofjes dhe se progresi i vendeve të Ballkanit në procesin e integrimit do të analizohet në Samitin e Qershorit”.

Në samitin e 28 dhe 29 Qershorit, liderët europianë priten të shprehen nëse ata mbështesin hapjen e negociatave të anëarêsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Vendimi kalon së pari përmes ministrave të Jashtëm para se të shqyrtohet nga 28 liderët e Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!