Demonstrim force e ka analisti analisti Neritan Alibali samitin e sotëm të mbajtur në Beograd për “Ballkanin e Hapur”, mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit maqedonas Nikolla Dimitrov.
I ftuar në “Abc Live”, Alibali tha nëse opozitat e këtyre vendeve vijnë në pushtet, “Ballkani i Hapur” pushon së ekzistuari. Ai thekson më tej se Rama e përdor këtë nismë si instrument për t’i bërë presion BE-së, ndërsa Vuçiç për të krijuar një treg më të madh se Serbia.
“Dukej si demonstrim force që dy krerët e Ballkanit përpiqen ti tregojnë Evropës. Përveç tre vendeve që nuk kanë marrë pjesë në këtë nismë dhe opozitat janë të gjitha kundër. Në tre vendet që kanë pranuar vetëm partitë në pushtet janë për Ballkanin e Hapur dhe opozitat janë deklaruar kundër. Kushdo forcë politike që vjen, forca që do të vijë në pushtet do të kundërshtojë. Dhe në atë moment Ballkani i Hapur vdes.
“Një element tjetër është pozicioni i Ramës dhe Vuçiç. Çuditërisht Rama këmbëngul me forcë që ta përdor Ballkanin e Hapur si instrument për të kërcënuar BE-në dhe duket sikur po e përdor si shkundëset e qilimave për të goditur me të gjithë forcën BE dhe procesin e Berlinit.
Vuçiç ka qasje tjetër e përdor si mundësi për të krijuar një treg më të madh se Serbia. Për shkak të lëvizjes së trurit Serbia ka nevojë emergjente për forca punëtore që pretendon ti përthithë. Nëse opozita e Maqedonisë vejn pushtet Ballkani i Hapur do të jetë me dy këmbë, jo me tre,” u shpreh ai.
Sipas Alibali, përfshirja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur” i leverdis Vuçiçit më shumë se Ramës.
“Ballkani i Hapur për Vuçiçin nuk do jetë gjë tjetër veçse bashkimi i tregut kosovar brenda territorit të Serbisë. I leverdis më shumë Vuçiçit që edhe Kosova të marrë pjesë sesa vetë Ramës. Bosnja është çështje shumë e madhe. Ata po luajnë fort për shkak të influencës ruse. Dodik duket sikur nuk ka lidhje dhe varësi nga Vucic. Është guxim i demonstruar në shembullin e guximit të Rusisë kur mori Krimenë. Koncepti i shkëputjes së Republikës Sërbska do të vinte në diskutim kufijtë e Ballkanit,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al