Samiti, 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor/ Rama: BE më afër nesh. Varhelyi: Deri në 2027, rajoni do ketë të njëjtin nivel ndihmash

schedule14:55 - 29 Shkurt, 2024

schedule 14:55 - 29 Shkurt, 2024

Në Tiranë u zhvillua këtë të enjte samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian për Planin e Ri të Rritjes.

Kryeministri Rama mirëprituri liderë të vendeve të rajonit dhe disa drejtues financiarë. Nga Kosova nuk morën pjesë as presidentja Vjosa Osmani dhe as kryeministri Albin Kurti. Ndërkaq edhe Mali i Zi ka anuloi pjesëmarrjen.

Për kryeministrin Edi Rama, plani i rritjes është një platformë kyçe për përshpejtimin e integrimit evropian, ndërsa Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi u shpreh se deri në vitin 2027, vendet e rajonit do të kenë të njëjtin nivel ndihmash nga unioni.

Ora 13:19 Anëtarësimi në BE, Rama me Varhelyin: Edhe pse Greqia na bllokoi, ne nuk humbëm kohë

Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht bllokimit nga Greqia, Shqipërian nuk humbi kohë dhe ka ecur përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon, sa i takon reformave dhe veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Sipas kreut të qeverisë, objektivi është që Bashkimi Evropian të funksionojë në Shqipëri.

Ora 13:19 “Rajoni, larg duarve të Rusisë”, Rama: Armë për Ukrainën? Të gjithë i thanë ‘Po’ propozimit të Zelenesky

“Dje patëm një samit shumë të mirë, por edhe zhvilluam diskutime të mira. Ai samit tregoi dicka që është e rëndësishme që të gjithë ishin këtu, Rajoni ishte larg duarve të Rusisë dhe ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së. Sa i takon idnustrisë ushtarake, ne si Serbia Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese, duam ta kemi sëpari për veten tonë. Po punojmë për të gjetur partnerët e duhur për të ringjallur këtë. Propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelenesky na foli për mundësi bashkëpunimi, dhe të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, e dimë se duhet të investojmë në mbrojtje dhe do ta bëjmë. Ka vetëm një kusht që ta bëjmë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, theksoi Rama.

Ora 13:15 “Shqipëria është gati për të hapur negociatat me BE”, Varhelyi: Greqia nuk duhet të bllokojë procesin, puna juaj pozitive

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka thënë se Shqipëria është gati për të hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ai ka theksuar gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Greqia nuk duhet të bllokojë procesin, pasi puna e vendit është pozitive dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

Ora 13:15 Zonat e përbashkëta të pagesave në euro/ Rama: Shqiptarët paguajnë 6 herë më shumë, do kurseheshin gjysmë miliardë euro

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi, duke komentuar kostot e transaksioneve financiare, u shpreh se qytetarët shqiptarë paguajnë 6 herë më shumë sesa evropianët në BE. Me uljen e kostove të transaksioneve, do të kishte një vlerë kursimi në gjysmë miliardë euro.

Ora 13:03 Nga korsitë e gjelbra te interneti falas, Varhelyi zbardh temat e diskutuara në Samit: Për vitin tjetër presim ide nga rajoni

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi foli për temat e diskutuara në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që u mblodh këtë të enjte në Tiranë.

Varhelyi tha se për vitin e ardhëshme presin iden nga vendet e rajonit lidhur me pengesat për ekonomitë apo qytetarët e tyre.

Ora 12:58 “Plani i rritjes i BE-së”, Rama: Pengesa e vetme më e madhe është mendësia midis vendeve të rajonit

Kryeministri Edi Rama thotë se pengesa e vetme më e madhe për të ecur përpara me planin e rritjes së Bashkimit Evropian, është mendësia midis vendeve të rajonit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se përmes deklaratës së përbashkët në Samit, vendet e rajoni kanë treguar vullnet të mirë.

Sipas kreut të qeverisë, nëse vendet nuk do të ecin së bashku, do të jetë dështim për të gjithë.

Ora 12:55 “Konkurenca në tregun e BE e fortë”, Varhelyi: Kostot e biznesit do të ulen, deri në 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin nivel ndihmash

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se konkurenca në tregun e BE është e fortë.

Ai ka thënë se kostot e biznesit do të ulen dhe deri në vitin 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin nivel ndihmash.

Ora 12:49 “Integrimi evropian kalon përmes atij rajonal”, Rama: Kemi rënë dakord për planin e ri të rritjes, pavarësisht problemeve politike me njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me komisionerin e BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi, u shpreh se integrimi evropian kalon përmes atij rajonal. Ai shtoi se të gjitha vendet e rajonit duhet të kontribuojnë 100 % në planin e ri të rritjes dhe nuk duhet përdorur asnjë arsye për ta penguar këtë.

Ora 12:44 Plani i rritjes, Rama: E bën procesin e integrimit të prekshëm për njerëzit. Ulet kostoja për transaksionet financiare

Kryeministri Edi Rama e sheh planin e rritjes së Bashkimit Evropian, si një platformë kyçe për përshpejtimin e integrimit në union.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se procesi i integrimit do të bëhet i prekshëm për njerëzit.

Ora 12:39 “BE ndodhet më pranë nesh”, Rama: Plani i rritjes, platformë kyce për integrimin

Në konferencën e përbashkët për mediat me komisionerin Varhelyi, kryeministri Edi Rama u shpreh se BE ndodhet tashmë më pranë Ballkanit Perëndimor. Rama vlerësoi se plani i rritjes ekonomike, është një platformë kyce për të përshpejtuar integrimin europian.

Ora 12:32 Shtëpi e re e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Destinacion i mirëfilltë evropian arsimimi

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, u firmos edhe marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se është një destinacion i mirëfilltë arsimimi evropian.

Ora 10:25 Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Kurti mungon për arsye objektive

Gjatë mbarimit të fjalës publike për mediat, kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se Kurti mungon për arsye personale.

“Këtu përfundon pjesa publike për median. Ne do të vazhdojmë me deklaratat e udhëheqësve. Më lini t’ju them paraprakisht se për shkak të arsyeve objektive, kryeministri i Kosovësa nuk është i pranishëm”, theksoi Rama.

Ora 10:21 Tirana është tashmë pikë takimi për gjithë rajonin”, Várhelyi: Plani jonë i rritjes ekonomike është ambicioz

Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka deklaruar gjatë fjalës në Samitin e Liderëve Perëndimor se Tirana është tashmë pikë takimi për gjithë rajonin.

Ai ka theksuar se plani i rritjes ekonomike është ambicioz dhe ka ngelur gjysma e kohës për të vënë në zbatim prandaj kjo arrihet në rast se institucionet ekonomike tregohen të shpejtë.

10:17 Të lëmë politikën ballkanike jashtë”, Rama në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria gati për këtë ushtrim sfidues

“Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime shumë mbetet për t’u bërë për të arritur standardet e një shteti të BE. Gjysma e tyre lidhe me shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin. Po për këtë është komisioneri Varhelyi që do na thotë cfarë duhet bërë. Ajo cfarë mund të them është se Shqipëria është e gatshme përkëtë ushtrim sfidues. Nëse përmbushim kriteteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim tarifat për qytetarët që sjellin para në shqipëri, mund të kursejmë afro gjysmë bilion euro nga xhepat e njerëzve. Ambicja jonë është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë”, theksoi Rama.

Ora 10:12 Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqen

Kryeministri Edi Rama thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë paqe për të punuar për begati, pasi në të kundërt, mungesa e begatisë do të bëjë që të humbet paqja.

Gjatë fjalës së tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama u shpreh se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë, por se vendet e rajonit duhet të jenë më të gatshëm se kurrë që të ndihmojnë veten.

Ora 10:07 BE të gjejë rrugë të reja të na ndihmojë”, Rama: Të ndërmarrim hapat e nevojshme pranë unionit, përndryshe dështojmë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën hapëse të samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për planin e ri të rritjes, theksoi se unioni duhet të gjejë rrugë të reja për të ndihmuar rajonin. Ai theksoi se duhen ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u anëtarësuar në union, përndryshe do të dështojmë.

Kreu i qeverisë komentoi gjithashtu edhe tek problematikat mes vendevenë rajon, teksa tha se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Ora 09:57 Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbërrin i fundit në Samit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është lideri i fundit i cili ka mbërritur në Samit.

Ora 09:55 Mbërrin komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi

Komisionieri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi ka mbërritur në Samit, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Ata patë një bashkëbisedim për disa momente.

Ora 09:43 Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi mbërrin në Samit

Talat Xhaferi ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ora 09:42 Mbërrin e para nga liderët, kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo

Kryeministrja e Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo ishte e para nga liderët e Ballkanit Perëndimor që mbërriti në Samit.

Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ky plan i Bashkimit Evropian synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave dhe kryerjen e investimeve që çojnë përpara procesin e zgjerimit të BE me këto vende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!