Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Samba” deh Chelsea/ Londinezët bëhen “blu”, Flamengo fiton 3-1 me përmbysje

schedule12:26 - 21 Qershor, 2025

schedule 12:26 - 21 Qershor, 2025

Janë katër ekipe që nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Përkundrazi, skuadrat nga Brazili duken më të fortat në këtë Botëror debutues të klubeve të themeluar nga FIFA.

Flamengo ishte emri I radhës që ia doli të fitonte, madje ndaj një skuadre të fortë nga Europa.



Edhe pse Çelsi kaloi në epërsi në pjesën e parë kur shënoi Pedro Neto në 13’, sërish brazilianët nuk e humbën shpresë.

Flamengo luajti më mirë, duke qenë më lart në çdo element të futbollit, me më shumë gjuajtje, e sidomos dyfishin në kuadrat, me më shumë mbajtje topi dhe me më shumë sulme e goditje këndi.

Në 62’ barazoi Bruno Henrike, ndërsa pa kaluar mirë tri minuta Danilo kaloi në avantazh ekipin nga Rio de Zhaneiro.

Ndeshja u duk se mori fund për Blutë e Londrës kur sulmuesi Nikolas Xhekson doli me të kuqe në 68’ dhe Flamengo përfundoi kryeveprën me rrjetën e tretë 7 minuta para fundit.

Flamengo u kualifikua, ashtu si Bajerni, në raundin e dytë me eliminim direkt të Kupës së Botës për Klubet, ndërsa katër skuadrat nga Brazili mbeten të pathyera.

Në turne janë edhe Fluminense, Botafogo e Palmeiras, që kanë luajtur gjithsej 7 ndeshje, me pesë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje.

Padyshim që brazilianët synojnë trofeun, ndërsa mes tyre është edhe Botafogo, kampionia e Amerikës Latine dhe fituese e Kupës Libertadores, që mundi një ditë më parë kampionen e Europës, Paris S. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!