Samarxhiu i fundit, gjirokastriti që ruan zanatin e trashëguar nga gjyshi

schedule20:42 - 11 Mars, 2023

schedule 20:42 - 11 Mars, 2023

Ai është i vetmi samarxhi në qytetin e Gjirokastrës. Veip Gagani e gjejmë çdo ditë në pazarin e qytetit duke punuar.

Ai  ka trashëguar  nga gjyshi i tij jo vetëm zanatin e mbathësit te kuajve qe ne gjuhen e zanatçinjve njihen me emrin nallban por edhe emrin e paraardhësit te tij

Mjeshtri rrëfen fillimet e tij në këtë zanat. Nuk mungojnë vështirësitë. Veipi veçon sigurimin e lëndes së parë.

Brenga e tij është se ky zanat po shkon drejt zhdukjes, për këtë arsye ka nje apel ndaj pushtetit vendor.

Sot realizimi i një samari kushton 8 deri 10 mije lekë te rëja, ndërsa para viteve 90 kostoja ishte 160 leke të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!