Prej së djelës me mijëra besimtarë bektashinj i janë drejtuar pelëgrinazhit në Malin e Tomorrit. Për të folur rreth këtij pelegrinazhi dhe festën e Kurban Bajramit i ftuar në studion e ABC News ishte gazetari Ferdinand Samarxhi.
“Festa e Kurban Bajramit është simbol i besimit islam që tregon dashurinë dhe sakrificën e besimtarëve. Ata i luten zotit që mëshira e Zotit t’i përkrahë në jetën jetë deri sa të vijë muaji tjetër i Ramazanit.
Qëndrimi nga 20-25 ditë në malin e Tomorrit është në përkujtim të Abaz Aliut, i cili qëndroi në këtë mal 5 ditë dhe pastaj shkoi në Qerbela”.
Po çfarë lidhje ka mali i Tomorrit me Dodonën pellazgjike?
“Studiuesit nuk kanë zbuluar që në thellësi është tempulli që tregon se këtu është fillimi i jetës. Tomorri i sotëm është Dodona pellazgjike. Këtu njerëzit bëjnë blatime për nder të orakullit Zeus”. /abcnews.al