Këngëtarja Samanta Karavella ka festuar mbrëmjen e djeshme ditën e lindjes.
Ajo ka mbushur plot 30 vite dhe nuk kishte se si në këtë përvjetor të mos organizonte një super festë.
Në një vilë me pishinë, Samanta ka mbledhur pranë vetes të gjithë miqtë e saj më të mirë, ku nuk kanë munguar as personazhet e njohur si Olti Curri, Ardit Çuni, Joni Peçi apo Enca.
Këta të fundit nuk kanë nguruar të publikojnë as foto nga festa gjigante.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Samanta ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Skerdin, të titulluar “N.K.N”./abcnews.al