“Salmonelë në çokollatat Kinder”, drejtoresha e AKU-së: Janë tërhequr llojet e dyshuara, nuk ka vend për panik

schedule13:32 - 15 Prill, 2022

schedule 13:32 - 15 Prill, 2022

Drejtoresha e AKU, Jeta Deda këtë të premte e ftuar në ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me vendimin e fundit për tërheqjen nga tregu të disa llojeve të çokollatës Kinder.

Deda në fjalën e saj është shprehur se vendimi i fundit i marrë ka të bëjë me konstatimin e vetë kompanive importuese të cilat kanë njoftuar se produktet mund të kenë ardhur nga lotët që janë konstatuar prani të salmonelës në çokollatën Kinder.

Ndër të tjera ajo shprehet se nuk bëhet fjalë për të gjithë produktet e Kinder-it por për vezën dhe për disa çokollata të madhësive të ndryshme që u përkasin 13 datave të ndryshme të skadencës.

Ajo gjithashtu ka theksuar se kompanitë që importojnë produkte kanë dhe listat e kompanive furnizuese ndaj është më e lehtë që të verifikohet siguria e produktit që futet në vendin tonë që në doganë.

LEXO EDHE:AKU ndërron mendje, rreziku i Salmonelës edhe në Shqipëri: Mos i hani çokollatat Kinder!

“ E gjithë puna e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit dhe deklarata e parë që ne kemi thënë se nuk ka asnjë problem ishte një analizë mbi ato lote që kishin dalë problematike dhe asnjë nga to nuk ishte në vendin tonë. Më pas ne jemi njoftuar nga sistemi i sigurisë ushqimore që na kanë thënë se cilët janë produktet që duhet që të tërhequr, dhe tërheqja vijon dhe nuk ka qenë vetëm kërkesa e alertimit në lidhje me këtë problematike por edhe e vetë kompanisë importuese që ka kërkuar tërheqjen e produkteve nga tregu. Janë marrë pasa që 5 nga këto produkte të tërhiqen nga tregu. 

Janë dy lloje produktesh produkte të çokollatës dhe ne i referohemi datave të prodhimit dhe lotëve që janë futur në vendin tonë dhe datës së skadencës që janë rreth 13 data të ndryshme në varsi të madhësisë së produkteve.

Unë e kam ndjekur situatën dhe fabrika ka bërë një hetim në lidhje me prodhimin dhe mos gaboj është prodhimi i dhallës në kompani që ka impaktuar dhe praninë e salmonelës në çokollatë pasi dyshohet se ka qenë dhe e njëjta linjë e qumështit që përdoret për prodhimin e çokollatave.

Data 12 ka konfirmuar lote të tjera që kompania ka kërkuar tërheqjen e produkteve që është bërë në dobi të konsumatorëve për të kthyer produktin aty ku e kanë marrë.

Prodhimet që ne kemi tërhequr nga tregu janë prodhime të importuara më parë. Në Hanin e Hotit është kthyer një ngarkesë pasi kishte produkte të këtyre lotëve që nuk duhet që të tregtohen, si një mënyrë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Në të gjithë regjistrat e doganës sonë kemi listën e kompanive nga ku importojmë ndaj e kemi më të lehtë edhe kthimin e produkteve nga këto lote problematike”, është shprehur ajo.

Gjithashtu drejtoresha e AKU-së ka folur dhe në lidhje me sigurinë e vezëve pas shfaqjes së gripit të shpendëve në vendin tonë ku thekson se ato janë të sigurta dhe në asnjë moment nuk ka rrezik nga konsumimi i tyre.

Panik  panevojshëm por kontrolli ka qenë i dukshëm. Të gjithë vezët që prodhohen nga këto kompani kontrollohen dhe demonstrohet dhe gjatë gjithë periudhës së shkuar ku evidentua rasti i parë i gripit të shpendëve nuk ka pasur asnjë rast të vezës që kanë qenë me prani të salmonelës, por kanë qenë të përzgjedhura.

Produkti vezë kokërr ka qenë dhe vijon që të jetë i kontrolluar. Gjithashtu edhe për shitjen e shpendëve që vijon me autoritetin e veterinarisë dhe me njësitë vendore dhe më AKU-në në raste dyshimi”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!