Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u helmuan disa fëmijë dhe edukatorja.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Stroni u shpreh se fëmijët mund të infektohen nga njëri-tjetri dhe shtoi se virusi përhapet.
Stroni shtoi se lidhur me këtë rast, duhet të ketë hetim epidemiologjik.
“Ky mikroorganizëm, nesër gjendet në sasi të madhe, mund ta dëmtojë traktin tretës, rrjedhimisht mund të humbë edhe jetën. A mund të infektohet një fëmijë nga një fëmijë tjetër? Sigurisht që po. Kontaminimi mund të përhapet nga një fëmijë te një fëmijë tjetër. Kjo mund të ndodhë te çdo person që ka konsumuar salmonelë. Kjo varet nga sasia e konsumuar. Mënyra e përhapjes, është detyra kryesore e sistemit epidemiologjik, e personave që merren me këtë lloj hetimi. Ajo që e ka infektuar, ka qenë sasi e madhe, për sa kohë është konsumuar. Mund të jetë diçka e gatuar, jo siç duhet.”, theksoi ai./abcnews.al