Salma Hayek akuzon Harvey Weinstein për ngacmim seksual

schedule11:20 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 11:20 - 14 Dhjetor, 2017

Aktorja Salma Hajek ka përshkruar manjatin Hollivudian Harvej Ueinstein si një përbindësh të nxitur nga zemerimi, duke ngritur pretendime se është ngacmuar dhe kërcënuar seksualisht prej tij.

Hajek ka pohuar për Nju Jork Times se Uenstein e kishtë kërcënuar dikur kur punonin bashkë duke i thënë – “do të vras, mos mendo se s’mundem”. Hajek, 51-vjecare, e ka përshkruar punën me manjatin e filmit si ambicjen e saj më të madhe, duke treguar historinë e artistes meksikane Frida Kohelo.

Ajo tregoi se kishte arritur një marrëveshje me Uenstein për të drejtat filmike të filmit “Frida” në vitin 2002, por gjatë gjithë kësaj kohe ishte ngacmuar seksualisht nga Uenstein. Artistja shpjegoi se si ishte këcënuar nga ai, me mbylljen e filmit nëse nuk filmonte një skenë seksi me një aktore tjetër.

Ndërkohë, në lidhje me këto akuza të aktores Hajek, ka reaguar zëdhënësja e Uenstein, duke mohuar të gjitha pretendimet për presion, ngacmim seksual ose kërcënim me jetë ndaj aktores gjatë xhirimeve të filmit në fjalë.

Dhjetra aktore Hollivudiane e kanë akuzuar Uenstein për ngacmime ose sulme seksuale./abcnews.al